Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edhe Prizreni i bashkëngjitet programit të FBK-së

  • Edhe Prizreni i bashkëngjitet programit të FBK-së
  • Edhe Prizreni i bashkëngjitet programit të FBK-së
  • Edhe Prizreni i bashkëngjitet programit të FBK-së
  • Edhe Prizreni i bashkëngjitet programit të FBK-së
28 Prill 2016

Kryetari i FBK-së Erolld Belegu, i shoqëruar nga nënkryetari Shaqir Totaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha u priten nga Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me bashkëpunëtorë.

Në takimin, që nga të dyja palët u cilësua si shumë konstruktiv, u arrit marrëveshja që edhe Prizreni t'i bashkohet programit të FBK-së për kategori të reja, që tashmë po funksionon në të gjitha komunat më të madha në Kosovë.

Detajet e marrëveshjes do të saktësohen ditëve të ardhshme, por në këtë takim kreu i komunës së dytë më të madhe në vend, premtoi që do të vë në dispozicion të programit të FBK-së salla të shkollave dhe termine për stërvitje të basketbollistëve të rinj në këtë komunë, të cilët do të punojnë nën udhëheqjen e trajnerëve lokalë, të cilët zbatojnë programin e hartuar dhe të monitoruar nga FBK.

Kryetari i FBK-së z. Belegu në takim po ashtu falënderoi Kryetarin e Prizrenit z. Mujën për përkrahjen që i ka dhënë KB Bashkmit, që sivjet garoi në ligën ballkanike BIBL dhe po merr pjesë në plejof të Superligës së Kosovës.

Nga ana e tij Kryetari Muja premtoi vazhdim të përkrahjes për basketbollin në Prizren dhe e vlerësoi lartë entuziazmin e udhëheqësisë së KB Bashkimit dhe të FBK-së.