Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edicioni i rregullt përfundoi, tani në prag të etheve të play-off-it

  • Edicioni i rregullt përfundoi, tani në prag të etheve të play-off-it
27 Prill 2017

Edicioni i rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll ka përfunduar pas 28 xhirove të rregullta të zhvilluara.

Në pozitën e parë është skuadra e Sigal Prishtinës (Prishtinë), e ndjekur nga Bashkimi (Prizren), Peja (Pejë) dhe Trepça (Mitrovicë).

Gjatë edicionit të rregullt, ku kanë bërë gara 8 ekipe është zhvilluar një luftë e madhe pikërisht ndërmjet këtyre katër klubeve, ku secila ka pasur shansin ta mposht tjetrën, gjë që edhe kanë bërë.

Duhet theksuar se vetëm të mërkurën është përcaktuar se cili ekip do të përfundoj në pozitën e dytë, ku në përballjen direkte Bashkimi e ka mposhtur Pejën dhe kështu e ka siguruar vendin e dytë në prag të garave të play-off-it.

Ndërkaq në këtë fundjavë do të nis play-off-i në elitën e basketbollit kosovar, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Trepçën, ndërsa Bashkimi do të përballet me Pejën.

Kjo katërshe ka qenë edhe gjysmëfinaliste e garave të Kupës së Kosovës në basketboll, ku në finale u patën renditur Sigal Prishtina dhe Peja, e krejt në fund trofeu i kupës i ka takuar skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.

Duke u nisur nga rivaliteti i përbetuar i kësaj katërshe, atëherë pritet që në play-off të kemi rastin të shohim ndeshje të forta dhe rivalitet të theksuar në parket. 

Ndërkohë Vëllaznimi është ekipi që edicionin 2017/18 do të luaj në Ligën e Parë, kurse Kerasan Prishtina do të luaj në play-out për mbetje në Superligë, kurse Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci janë klubet që do të vazhdojnë të jenë pjesë e elitës së basketbollit kosovar edhe në edicionin e ardhshëm.