Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edin Kërveshi: Duhet të kthehemi edhe më të fortë

  • Edin Kërveshi: Duhet të kthehemi edhe më të fortë
  • Edin Kërveshi: Duhet të kthehemi edhe më të fortë
11 Maj 2020

Trajnerët e basketbollit vazhdojnë të inkurarojnë sportistët që të stërvitin në shtëpi dhe të mos ndalen.

Data e rikthimit nuk është larg dhe situata dalëngadalë po normalizohet, pasi pandemia Covid-19, bëri që të anulohen ose pezullohen aktivitetet sportive, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë globin.

Trajneri prizrenas, njëherësh edhe i Kosovës U16 (F), Edin Kërveshi, kishte një mesazh për basketbollistët/et e Kosovës: “Të nderuar sportistë dhe dashamirë të sportit. Ka dy muaj që ndodhemi në karantinë në kohën e pandemisë Covid-19.

Edhe në sport janë pezulluar aktivitetet sportive dhe kjo periudhë kohore për sportistët dhe njerëzit që janë afër sportit, ka qenë shumë e zymtë.

Jemi shumë afër rikthimit në palestra, por para rikthimit në palestra, ne duhet të japim maksimumin, që sipas kushteve që kemi, të ushtrojmë në oborre dhe ballkone që kemi.

Duhet të kthehemi më të fortë se që kemi qenë”, ka thënë Kërveshi për faqen zyrtare të FBK-së.