Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Edukimi i trajnerëve, qëllimi kryesor i organizimit të Kursit

  • Edukimi i trajnerëve, qëllimi kryesor i organizimit të Kursit
  • Edukimi i trajnerëve, qëllimi kryesor i organizimit të Kursit
  • Edukimi i trajnerëve, qëllimi kryesor i organizimit të Kursit
  • Edukimi i trajnerëve, qëllimi kryesor i organizimit të Kursit
  • Edukimi i trajnerëve, qëllimi kryesor i organizimit të Kursit
27 Shkurt 2016

Kursi Intensiv për trajnerë të basketbollit ka hyr në ditën e katërt, ndërsa instruktori i FIBA-s, Tone Krump, i cili është në rolin e ligjëruesit është shprehur i kënaqur me rrjedhën e deritashme, por edhe me punën e bërë nga ana e trajnerëve pjesëmarrës. Ai në të njëjtën kohë ka kërkuar edhe më shumë punë dhe angazhim prej tyre duke marr parasysh faktin se vullneti dhe motivimi i trajnerëve duhet të jenë në nivel të lartë, nëse mendojnë që një ditë të bëhen të suksesshëm në profesionin e tyre.

“Qëllimi kryesor i organizimit të këtij kursi është edukimi i trajnerëve. Në këtë kurs ne do t’i përkushtohemi temave se si trajnerët duhet të fokusohen për të punuar me kategori të reja, më saktësisht me të rinjtë e moshës prej 9 deri 19 vjec. Pra nëpërmjet këtij kursi ne mundohemi që t’u japim një fotografi më të qartë trajnerëve se si duhet të mendojnë në organizimin e punës së tyre dhe në organizimin e planit dhe programit nëpër klubet ku ata punojnë. Pas këtij kursi trajnerët duhet të vazhdojnë edukimin personal të tyre nëpërmjet aplikimet të metodave që do t’i praktikojmë gjatë këtyre 10 ditëve në këtë aktivitet. Duhet shumë punë për t’u bërë një trajner i suksesshëm dhe trajnerët duhet të jenë të vetëdijshëm për një gjë të tillë, e kur them kështu mendoj në atë se trajnerët duhet të sakrifikojnë dhe të investojnë shumë në vetvete. Ata duhet që vazhdimisht të jenë në rrjedha, nëpërmjet hulumtimeve në internet, nëpërmjet kurseve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme. Pra nuk përfundon asgjë me këtë kurs, pasi kjo është vetëm baza dhe ata duhet që nga këtu të nisen dhe të vazhdojnë të punojnë me ritëm edhe më të theksuar” , është shprehur Krump.

Ndërkohë trajneri i KB Trepca, Ilir Selmani ka thënë se ky kurs është më se i mirëseardhur për trajnerët kosovarë. “Është punuar shumë gjatë këtyre katër ditëve. Dy ditët e para kanë qenë më të vështira, por më pas kemi hyr në sistem dhe po kuptohemi mjaft mirë me instruktorin e FIBA-s. Ai po kërkon shumë nga ne dhe kjo gjë është shumë pozitive, sepse nuk është vetëm ai që po e udhëheq kursin, por këtë po e bënë bashkërisht me ne. Besoj se na presin të tjera ligjërata të rëndësishme dhe interesante në ditët në vazhdim”, ka deklaruar Selmani.

Organizatore e këtij kursi është Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTFBK). Kursi ka filluar më 24 shkurt dhe do të përfundoj më 3 mars. Kursi është duke u mbajtur në Kolegjin ISP në lagjen Marigona Residence.

Kursi Intensiv dhjetë ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

FBK kështu është bërë federata e parë sportive nga Kosova që fiton grant nga Solidariteti Olimpik dhe atë në një prej fushave më të ndjeshme, atë të ngritjes së kapacitetit të trajnerëve.

Kursi për trajnerë do të mundësojë që për herë të parë trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë. Ndërkaq trajnerët që do të mungojnë qoftë vetëm edhe në një ligjëratë të kursit nuk do të kenë mundësi të marrin certifikatat e lartëpërmendura.