Ekipet Kombëtare të Kosovës të grupmoshave të reja po vazhdojnë me stërvitje intensive para garave evropiane. Të premten në Evropianin e Divizionit B (U18), do të paraqiten vashat e Kosovës të kësaj moshe, derisa ekipet e tjera janë duke u stërvitur intensivisht në Prishtinë.
Vashat e Kosovës U-18, të enjten do të kenë stërvitjen e parë në Shkup, derisa të premten zhvillojnë ndeshjen e parë, ndaj Sllovenisë, nga ora 14:15.
Ndërkohë, Kosova U-20 dhe Kosova U-18 në konkurrencën e meshkujve po stërviten intensivisht për Kampionatet Evropiane, Divizioni B, kurse të mërkurën kanë zhvilluar edhe një ndeshje mes tyre. Gjithashtu edhe Kosova U-16 (M), ka tubime të rregullta për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Evropian.
Edhe vashat e Kosovës U-20 dhe U-16, po vazhdojnë me përgatitje për Kampionatet Evropiane.
Stërvitjet janë duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, si dhe palestrën “1 Tetori”.
http://basketbolli.com/sq/article/vera-historike-per-basketbollin-e-kosoves