Gjyqtari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elion Obërtinca është duke marrë pjesë në FIBA IntroductionCamp në Zagreb të Kroacisë, ku pjesëmarrës janë 90 FIBA gjyqtarët nga Evropa, të licencuar në muajin qershor të këtij viti. Klinika ka filluar më 26 shtator dhe do të zgjatë deri më 30 shtator.
Të gjithë FIBA gjyqtarët në këtë klinikë intensive do të njoftohen me sistemin e nominimit, programin e përgatitjeve fizike, kriteri i gjykimit në ndeshjet e basketbollit, programin e evoluimit të ndeshjeve, si dhe testeve nga njohja e gjuhës angleze, si dhe punëtori të ndryshme nga basketbolli.
FBK-ja gjyqtarit Elion Obërtinca i dëshiron sukses në vitin e parë të licencimit, si dhe ju njoftojmë se në vitin kalendarik 2019-2021 të FIBA gjyqtarëve, FBK-ja në listën e saj ka gjithsej katër gjyqtarë.