Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e klubeve të mbajtur me 14 shkurt 2014 morri
VENDIM
që java e XV e ETC Superligës e cila është planifikuar të zhvillohet më 15-16 shkurt 2014 të shtyhet për një javë, ku klubet janë zotuar që obligimet financiare do t'i kryejnë deri më 1 mars 2014, kurse ndeshja Sigal Prishtina - Drita të zhvillohet për shkak të organizimit të saj.
Në mbledhje kryetarët e klubeve janë njoftuar me:
-Listën e gjyqtarëve dhe vëzhguesve të aprovuar nga Bordi i FBK-së pas testeve të mbajtura, e konform vendimeve të marra para fillimit të edicionit 2013/14, listë kjo që ka hasur në përkrahje të klubeve;
-Vizitën e delegacionit të FBK-së selisë së FIBA-së në përbërje, Erolld Belegu, Arben Fetahu dhe Jeton Nixha;
-Me punimin e broshurës: Kodi i mirësjelljes në sportin e basketbollit;