Nga 20 deri më 23 në Zagreb të Kroacisë është mbajtur “FIBA ANIC 2019”, Klinika për FIBA Instruktorët Nacional për gjyqtarë. Klinika është udhëhequr nga Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve DavorinNakiq. Në këtë Klinikë ka marrë pjesë edhe FatonKurshumlija, FIBA Intstruktori Nacional i Gjyqtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Në këtë klinikë janë prezantuar temat rreth:
Kriterit të gjyqtarëve
- Mekanika 3 PO
- Teknika Individuale të gjyqtarëve
- Puna praktike në mekaniken 3 PO
- Testet me video klipe
- Skautimi i ekipeve dhe lojtarëve
Kurshumlija në ditën e fundit ka prezantuar të arriturat nga “FIBA SCOD”, projekti pjesë e të cilës është Federata e Basketbollit të Kosovës, duke i njoftuar të pranishmit me punën e gjyqtarëve, FIBA licencimin e katër gjyqtarëve tanë, licencimi i gjyqtarëve të tavolinës zyrtare, etj.