Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim në Prishtinë, duke e mposhtur Kerasan Prishtinën në kuadër të xhiros së XI në Ligën e Parë të Meshkujve. Takimi ka përfunduar me shifrat 80:70.
Më të merituarit për fitoren e Vëllaznimit ishin Edmond Kryeziu me 25 pikë, 5 kërcime e 6 asistime dhe Atik Koshi me 16 pikë e 3 kërcime.
Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kujtim Ujkani me 24 pikë e 5 kërcime, Edison Gashi me 17 pikë e 4 kërcime dhe Almir Berisha me 15 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.
Don Bosko ka triumfuar ndaj Prishtinës së Re me rezultat 91:85, kurse Penza e ka mundur Vushtrrinë me shifrat 104:74, derisa Feronikeli ishte skuadër më e mirë se Istogu, të cilën e mposhti me rezultat 103:72, si dhe Drita shënoi fitore në derbin lokal ndaj United Basket me shifrat 74:70.
Pas 11 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Meshkujve, Feronikeli vazhdon të dominoj me 22 pikë, i ndjekur nga Vëllaznimi me 21, Don Bosko me 19 dhe Istogu me 17 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e pestë.