Dita e martë është pushim sa i përket ndeshjeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po zhvillohet në Prishtina.
Ndërkohë, nga dita e mërkurë fillon faza e dytë e grupeve. Dy vendet e para nga faza e parë e grupeve, kanë formuar dy grupe të reja, me nga katër ekipe. Dy përfaqësueset e para të grupit do të luftojnë për tu kualifikuar në gjysmëfinale.
Kroacia, Izraeli, Irlanda dhe Britania e Madhe, janë në njërin grup, derisa në tjetrin janë: Turqia, Rumania, Finlanda dhe Bullgaria.
Kosova është në grup me Islandën, Ukrainën dhe Greqinë. Këto kombëtare luftojnë për pozitat 9-12.
Fillimisht Kosova të mërkurën do të përballet me Ukrainën, më pas me Islandën të premten dhe të dielën ndeshjen e fundit ndaj Greqisë.
Të dielën përfundon Evropiani në Prishtinë, kur zhvillohet ceremonia mbyllëse dhe finalja.