Sot në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ia ka dorëzuar KB Sigal Prishtinës, trofeun e titullit të kampionit në ETC Superligën e Kosovës për edicionin 2014/15.
Trofeun kapitenit të KB Sigal Prishtinës, Edmond Azemi ia kanë dorëzuar zotëri Visar Lajqi, përfaqësuesi zyrtar i zotëri Ramiz Kelmendit, pronarit të Elkos Group dhe të rrjetit të supermarketeve ETC, si dhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu.
Ndërkaq medaljet skuadrës fituese ia kanë ndarë kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtarët e Bordit, Linda Shala e Valdet Spahija.