Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që t'i ndihmojë të gjitha klubet e Ligës së Parë dhe ETC Ligës së Femrave financiarisht.
Vendimi që do t'i vie si injekcion klubeve të Ligës së Parë dhe ETC Ligës së Femrave, është marrë dje në mbledhjen e Bordit të FBK-së.
Aty është bërë e ditur se FBK-ja duke filluar nga ky muaj do t'i ndan klubeve pjesëmarrëse në këto liga pa dallim nga 100€ në muaj garues.
Kjo në total i bie që çdo klub të përfitojë nga 500€ gjatë garave në dy ligat e përmendura, ndërsa për më shumë kampionët e këtyre ligave do të shpërblehen edhe me 1000€ shtesë në fund të stinorit.
Ky është vetëm njëri nga vendimet e FBK-së, që me kryesinë e re po punon drejt përmirësimit të imazhit të basketbollit.