Studio e njohur grafike dhe dizajnuese që prodhon materiale të ndryshme reklamuese, Digiprint dhe Federata e Basketbollit të Kosovës kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim trevjeçar.
Me marrëveshje është paraparë që DIGIPRINT do t`i prodhoj të gjitha materialet promovuese, punuese, reklama dhe gjëra të tjera sipas kërkesës së Federatës.
Ky sponsorim do të zvogëlojë dukshëm shpenzimet e FBK-së, por njëkohësisht do të përmirësojë nivelin dhe imazhin vizual të FBK-së.
Në kuadër të këtij sponsorimi, zyret e reja të FBK-së tërësisht janë dekoruar dhe branduar nga Digiprint.