Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK nderoi me mirënjohje Belegun dhe Dushin për kontributin e dhënë në basketbollin kosovar

  • FBK nderoi me mirënjohje Belegun dhe Dushin për kontributin e dhënë në basketbollin kosovar
  • FBK nderoi me mirënjohje Belegun dhe Dushin për kontributin e dhënë në basketbollin kosovar
  • FBK nderoi me mirënjohje Belegun dhe Dushin për kontributin e dhënë në basketbollin kosovar
  • FBK nderoi me mirënjohje Belegun dhe Dushin për kontributin e dhënë në basketbollin kosovar
8 Shtator 2018

Sot dhe nesër në Prishtinë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke u mbajtur FIBA SCOD Klinika para fillimit të edicionit të ri të garave.

Klinika është duke u udhëhequr nga FIBA Instruktori Gjorgi Piperkov, FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija si dhe Prof. Ridvan Ekmekci nga Universiteti Pamukale nga Denizli.

Në ditën e parë të Klinikës, Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar rastin për të ndarë mirënjohje për dy ish-gjyqtarët e basketbollit, të cilët e kanë bartur thirrjen gjyqtar federativ në ish-Jugosllavi, Mithat Belegu dhe Agim Dushi. Belegu deri ne vitin 2017 ka qenë edhe i vetmi gjyqtar me thirrje ndërkombëtare që e kishte fituar më 1978.

I pranishëm për të pranuar mirënjohjen e ndarë nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ishte Agim Dushi, ndërsa Mithat Belegu kishte paralajmëruar se nuk do të mund të bashkëngjitej sot, por në ndonjë tjetër Klinikë të gjyqtarëve.

Dushi e ka falënderuar FBK-në për ndarjen e mirënjohjes, por edhe e ka përgëzuar për punën që po e bën me gjyqtarët e rinj:

“Jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu, dhe po shoh djem dhe vajza të reja, që janë të interesuar ta ushtrojnë këtë profesion që nuk është aspak i lehtë. Puna që po e bën FBK në kryer me Instruktorin Nacional, Faton Kurshumlija me gjyqtarët është për t’u lavdëruar dhe unë uroj që ju të vazhdoni të investoni në veten tuaj, sepse vetëm kështu mund të përparoni.

Mua më gëzon fakti se prej pranimit në FIBA në vitin 2015 i kemi 3 gjyqtarë me thirrje të FIBA-s, sepse në të kaluarën ka qenë vetëm Mithat Belegu. Unë uroj që ky numër sa vjen e të rritet, dhe nuk dyshoj se kjo do të ndodh, duke e parë punën që po bëhet me ju”.

Ndërkaq Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së e ka falënderuar Agim Dushin për kohën që e ka ndarë për t’u bashkëngjitur në këtë Klinikë, por edhe për kontributin e dhënë në basketbollin kosovar në mënyra të ndryshme.

FBK ka ndarë mirënjohje edhe FIBA Instruktorin, Gjorgi Piperkov, i cili së bashku me FIBA Instruktorin Nacional, Faton Kurshumlija janë përgjegjës për projektin FIBA SCOD, që është një projekt që i ndahet nga FIBA shteteve të vogla për zhvillim të gjyqtarëve.