Federata e Basktebollit të Kosovës ka marrë vendim sot që të vazhdojë ndihmën ndaj klubeve të femrave.
Në vendimin e sotëm shkruan që FBK do të ndihmojë të gjitha skuadrat (7) me nga 500 euro si dhe do të sigurojë fanella për lojë për këto skuadra.
Ky është njëri ndër vendimet e radhës të Bordit të FBK-së që dëshmon punën dhe përkushtimin ndaj të gjitha klubeve pa përjashtim.
Për më tepër Bordi i FBK-së ka marrë vendim që me qëllim të masovizimit të basketbollit femror prej datës 1 korrik t'i siguroj të ardhura të gjithë trajnerëve dhe ndihmës trajnerëve në shumë prej 130 euro, gjegjësisht, 70 euro.