Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK në seminarin për organizatorë të Kampionateve Evropiane të të Rinjve

  •  FBK në seminarin për organizatorë të Kampionateve Evropiane të të Rinjve
22 Janar 2016

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu sot me të përfunduar tërheqja e shortit për Kampionatet Evropiane të kategorive të reja dhe për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2017 në Munih të Gjermanisë, kanë marr pjesë në seminarin për organizatorë të Kampionateve Evropiane për gjenerata të reja.

“Është qëllim strategjik i FBK-së që brenda tre vjetëve të marrim së paku organizimin e një Kampionati Evropian për të Rinj”, është shprehur Hoxha nga Munihu.

"Eshte qellim strategjik i FBK-se qe shume shpejt te formoje nje grup per organizim te ngjarjeve dhe ketu perfshihen te gjitha ndeshjet nderkombetare te cilat i organizon Kosova ne te gjitha nivelet dhe me pas te jemi ne gjendje te organizojme nje Kampionat Evropian te te rinjve brenda tre vjeteve te ardhshme keshtu qe pervojat e fituara ne kete punetori jane shume te mireseardhura dhe shpresojme qe nga ndeshjet nderkombetare qe do ti kemi sivjet dhe deri ne momentin kur do te jemi te gatshem te organizojme nje kampionat te te rinjve do te jemi ne gjendje t'i vejme ne funksion ato qe i mesuam sot dhe kontaktet qe i vendosem me federata tjera dhe me FIBA Evropen", ka deklaruar Fetahu nga Munihu.

Duhet theksuar se 252 Përfaqësuese do të garojnë në vitin 2016 në Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat (meshkuj/femra) në të gjitha Divizionet.

X
X
X