Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK organizon Klinikë për Trajnerë të Grupmoshave të Reja

  • FBK organizon Klinikë për Trajnerë të Grupmoshave të Reja
8 Dhjetor 2015

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të dielën (13.12.2015) në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë do të organizojë Klinikë për Trajnerë të Grupmoshave të Reja.

Klinika do të fillojë në ora 11:00 dhe do të përfundojë në 15:00, ndërsa do të ndahet në dy pjesë:

-          11:00 – 12:50 (Teori)

-          12:50 – 13:10 Pauzë

-          13:10 – 15:00 (Praktikë)

 

Në këtë Klinikë do të ligjëroj koordinatori i gjeneratave të reja (meshkuj/femra) në FBK, Chris Dial.

Trajneri amerikan do të përqendrohet në prezantimin e një kornize të zhvillimit individual dhe ekipor për shfrytëzim në klubet e kategorive të reja në Kosovë.

"Qëllimi i këtij prezantimi është që të jepet një rekomandim, e jo të kërkohet që me çdo kusht të përdoret kjo kornizë. FBK nëpërmjet kësaj Klinike dëshiron të bëjë të qartë se ushtrimet dhe stërvitjet që do t'i paraqesim janë kulmi i një dekade vlerë të përvojave ndërkombëtare, bisedave, klinikave dhe takimeve që kanë për qëllim të gjejnë mënyra sa më efektive dhe efikase për të përmirësuar kualitetin e lojtarëve/eve tona", ka thënë Dial.

FBK fton të gjithë trajnerët e interesuar të jenë të pranishëm në këtë Klinikë dhe në veçanti trajnerët e grupmoshave të reja.

Gjithashtu në këtë Klinikë do të bëhet shpërndarja e topave të dhuruar nga FIBA për klubet e kategorive të reja.