Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK organizon kurs intensiv për trajnerë

  • FBK organizon kurs intensiv për trajnerë
  • FBK organizon kurs intensiv për trajnerë
  • FBK organizon kurs intensiv për trajnerë
4 Shkurt 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) do të organizojë Kursin Intensiv për Trajnerë nga data 24 shkurt deri më 3 mars.

FBK kështu bëhet federata e parë sportive nga Kosova që fiton grant nga Solidariteti Olimpik dhe atë në një prej fushave më të ndjeshme, atë të ngritjes së kapacitetit të trajnerëve.

Kursi intensiv dhjetë ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha rreth këtij kursi deklaroi: “Fillimisht është kënaqësi që jemi federata e parë në Kosovë që fiton grant nga Solidariteti Olimpik. Në këtë drejtim kemi pasur përkrahje dhe bashkëpunim të mirë me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe besoj që nga Solidariteti Olimpik do të vazhdojmë të fitojmë edhe grante të tjera për sfera tjera të zhvillimit të basketbollit në Kosovë. Kursi për trajnerë do të mundësojë që për herë të parë trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë”.

Ligjërues në kurs do të jetë instruktori i FIBA-s, slloveni Tone Krump.

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve Arben Krasniqi, pasi falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës dhe mundësinë e dhënë dhe FBK-në për grantin e fituar ka dhënë disa detaje rreth kursit: “Në kurs do të marrin pjesë 30 trajnerë të Kosovës. Lista do të publikohet këtyre ditëve dhe këta trajnerë do të vijojnë kursin për 10 ditë. Do të kërkohet disiplinë dhe vijueshmëri absolute meqë jemi nën monitorim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Kursi do të jetë i nivelit bazik dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm më në fund të fillojmë më procesin e licencimit të trajnerëve me kritere profesionale”.

Duhet theksuar se gjatë muajit shkurt FBK në bashkëpunim me FIBA Evropën  do të organizojë edhe një klinikë ndërkombëtare për gjyqtarë potencialë të FIBA-s.