Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Erolld Belegu priti sot në një takim zyrtar një delegacion nga komuna e Antalias në Turqi.
Delegacioni turk udhëhiqej nga Ismail Ulusoy, nënkryetar i Komunës së Antalias dhe nënkryetar i Klubit të Basketbollit Antalya, i cili u shoqërua nga Hakan Catal zyrtar i këtij klubi.
Në takim u arrit marrëveshja për dërgimin e së paku një reprezentacioni të grupmishave të reja në kamp në Antalia gjatë vjeshtës. Po ashtu u bisedua për mundësinë e organizimit të aktiviteteve të tjera, sidomos për të rinj midis Komunës së Antalias dhe FBK-së.
Kryetari Belegu në takim shprehi bindjen se bashkëpunimi me Turqinë do të vazhdojë dhe do të intensifikohet pas zgjedhjes së Turgay Demirelit në postin e kryetarit të FIBA Evropës. Demirel ka qenë shumë vjet në krye të basketbollit turk dhe është mik i basketbollit kosovar.