Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK përshëndet miratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata

  • FBK përshëndet miratimin e Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata
27 Qershor 2019

Sot, deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përshëndet miratimin në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata. 

Miratimi i këtij amendamenti është shumë i rëndësishëm sepse i hap rrugën zbatimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë. 

FBK-ja shpreson se, kjo do t’i inkurajojë bizneset që të investojnë në sport, pasi do të kenë më lehtë, derisa gjithashtu do të kenë edhe më shumë përfitime. 

Miratimi i këtij ligji është jetik për shumë klube të basketbollit në Kosovë, që shpresojnë se do të ndihmohen nga donatorë të ndryshëm. 

Kosova është vatër e talenteve, por që meritojnë përkrahje nga të gjithë.