Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK pranon urime dhe premtime nga miqtë vendorë e ndërkombëtarë

  • FBK pranon urime dhe premtime nga miqtë vendorë e ndërkombëtarë

1 Prill 2015

Federata e Basketbollit e Kosovës organizoi koktej me rastin e anëtarësimit në FIBA dhe në këtë ngjarje FBK-në dhe basketbollin e Kosovës e nderuan dy zyrtarë të lartë të FIBA-s Kamil Novak dhe Lubomir Kotleba dhe përfaqësues të federatave të basketbollit të shteteve të rajonit si dhe zyrtarë të insitutcioneve sportive dhe shtetërore të Kosovës.

Të pranishmëve fillimisht iu drejtua Kryetari i FBK-së Erolld Belegu, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që basketbolli i Kosovës të arrij deri në këtë ditë.

Të pranishmit në ceremoninë i përshëndetën edhe mysafirët nga FIBA, drejtori i ligës BIBL Shay Shtriks dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani.

Drejtori i FIBA Evropës Kamil Novak dhe Drejtori Sportiv i FIBA-s Lubomir Kotleba gjatë ditës janë pritur nga Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga falënderoi z. Novak dhe z. Kotleba për kontributin e tyre në ndërkombëtarizimin e basketbollit të Kosovës dhe u shpreh e gatshme që të përkrahë organizimin sa më të shpejtë të një ndeshjeje të reprezentacionit A të Kosovës, mundësisht në Prishtinë.

Presidentja, të cilës Kryetari i FBK-së Erolld Belegu i dhuroi fanellën e reprezentacionit të Kosovës në numër 1, u shpreh e vetëdijshme edhe për sfidat që e presin Kosovën, me theks të veçantë në insfrastrukturë.

Nga ana e tyre, zyrtarët e FIBA-s Novak dhe Kotleba pohuan se është bërë punë e madhe që Kosova do të garojë që nga kjo verë në gara të FIBA-s dhe po ashtu inkurajuan drejtuesit e FBK-së që të kërkojnë nga FIBA asistencë për të gjitha projektet vitake dhe strategjike duke vënë në dispozicion potencialet e organizatës botërore të basketbollit.

Në takim me Kryeministrin Isa Mustafa, zyrtarët e FIBA-s pohuan se e çmojnë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për ndihmë organizatave sportive dhe inkurajuan Kryeminsitrin që të vazhdojë me këtë nismë.

Nga ana tij Kryeministri Mustafa edhe njëherë lajmin për anëtarësimin e Kosovës në FIBA e cilësoi si një prej lajmeve të gëzueshme të këtij viti dhe premtoi angazhim konkret për përfaqësim sa më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.