Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës shpall:
KONKURS
për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2019/20 që zhvillohet në datat 11 deri më 15 Shkurt 2020 (e martë - e shtunë).
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.
Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtar për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;
f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës, në veçanti për marketing në sallë dhe në transmetime televizive;
g) të sigurojë numër të mjaftueshëm të biletave për tifozët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne;
h) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;
i) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turneut;
j) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillim të kategorive të reja;
Fituesi i konkursit do të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit, si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 26.12.2019, në ora 16:00.
Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës mund të dorëzohen në zyre të FBK-së ose në email adresën: sekretari@basketbolli.com