Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK shpall konkurs për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

  • FBK shpall konkurs për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës
7 Dhjetor 2020

Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës shpall:

                                     KONKURS

për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2020/21 që zhvillohet në datat 03-07 Shkurt 2021.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;

b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;

c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;

d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;

f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;

g) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;

h) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turneut;

i) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

 

Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 28.12.2020, në ora 16:00.

Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës 2021 do të mund të dorëzohen në email adresën: komesari@basketbolli.com dhe manager@basketbolli.com.