Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK të dielën organizon Kamp Përzgjedhës për U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve

  • FBK të dielën organizon Kamp Përzgjedhës për U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve
12 Maj 2016

Federata  e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 15.05.2016 (e diel) organizon Kamp Përzgjedhës për grupmoshat U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve.

Basketbollistët e këtyre grupmoshave, U-16 dhe U-18 (që nuk janë tashmë pjesë e grumbullimeve të këtyre dy ekipeve përfaqësueseve) nga e gjithë Kosova ftohen që të marrin pjesë në këtë Kamp Përzgjedhës.

Koordinatori i FBK-së për gjenerata të reja, Chris Dial me bashkëpunëtorë dëshiron që t’ju jap mundësinë e fundit djemve të këtyre grupmoshave para se të bëhet përzgjedhja përfundimtare e këtyre dy Përfaqësueseve, U-16 dhe U-18.

Stërvitjet do të zhvillohen në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

ORARI:

U-16 prej orës 14:00-15:30

U-18 prej orës 15:30 – 17:00