Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të enjten (27.07.2017) me fillim nga ora 17:00 në lokalet e saj në Prishtinë organizon konferencë për media.
Qëllimi i organizimit të kësaj konference është shpalosja e punëve rreth përgatitjeve përfundimtare të Përfaqësueses A të Kosovës, në prag të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019".
Përfaqësuesja jonë është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për ndeshjet parakuualifikuese, ku do të bëjë gara në Grupin C së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Maqedonisë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:15.