Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK uron pranimin e KOK-ut në KON

  • FBK uron pranimin e KOK-ut në KON
22 Tetor 2014

Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Kështu është vendosur në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të KON-it të mbajtur sot në Llozanë.

Në njoftimin e KON-it ndër të tjera thuhet:

“Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i ka mundësuar pranim të përkohshëm Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ka bërë propozim që KOK-u të pranohet me të drejta të plota në KON në Sesionin e radhës që mbahet në Monako në dhjetor. Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar më 1992 dhe anëtar janë mbi 30 federata shtetërore. 13 nga këto federata janë federata të sporteve olimpike, nga të cilët gjashtë (ping pongu, shigjetaria, xhudo, lundrimi, peshëngritja dhe pentatloni modern) janë federata olimpike të pranuara ndërkombëtarisht, kurse shtatë të tjera (mundja, boksi, kërllingu, tekuandoja, gjimnastika, skijimi dhe hendbolli) janë anëtarë të përkohshëm ose të bashkërenditur të federatave përkatëse ndërkombëtare.  

Bordi Ekzekutiv ka konstatuar se KOK ka përmbushur kriteret për njohje sipas Kartës Olimpike. Këtu përfshihen kriteret sportive dhe teknike si dhe definicioni i “shtetit” sipas nenit 30.1 – “një shtet i pavarur i njohur nga komuniteti ndërkombëtar”. Kosova njihet si shtet nga 108 prej 193 anëtarëve të OKB-së.

Vendimi i Bordit Ekzekutiv është miratuar në interes të sportistëve të Kosovës dhe të heqë të gjitha dyshimet që mund të ekzistojnë.

Ky vendim do tu lejojë sportistëve të Kosovës të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore të Rios më 2016 dhe në Lojërat Olimpike të ardhshme.”

FBK uron drejtuesit e KOK-ut, Ministrin e Sportit z.Memli Krasniqi dhe të gjithë sportistët e Kosovës për këtë arritje të madhe.

Në FBK jemi të bindur se ky pranim do të hapë derën për të gjitha federatat tjera sportive që më me ngulm të kërkojnë ndërkombëtarizimin dhe do të shënojë një fillim të një etape të re në sportin e Kosovës.