Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FBK vazhdon me punën intensive për përgatitje të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C

  • FBK vazhdon me punën intensive për përgatitje të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C
27 Mars 2018

Pas lansimit të logos zyrtare të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik 2018 dhe pas përgatitjes së organigramit, më saktësisht Komitetit Lokal Organizativ, në krye të të cilit është emëruar, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, tani radha do t’i vije përgatitjes së Buletinit të Parë, i cili gjithashtu do të bëhet në bashkëpunim me FIBA-n.

Elvira Dushku, Udhëheqëse e Komitetit Lokal Organizativ të Kampionatit:

“Pas lansimit të logos zyrtare dhe emërimit të Komitetit Lokal Organizativ, tani radha do t’i vije publikimit të Buletinit të Parë dhe dërgimit të tij tek ekipet pjesëmarrëse të Kampionatit.

Në Buletinin e Parë do të publikohet orari i ndeshjeve dhe stërvitjeve, që tashmë është përgatitur nga stafi i FBK-së dhe është miratuar me disa përmirësime nga FIBA, pastaj do të publikohen informatat për qytetin e Prishtinës, për hotelin ku do të vendosen zyrtarët e FIBA-s, Konviktin ku do të akomodohen ekipet pjesëmarrëse, palestrat e ndeshjeve dhe stërvitjeve, si dhe disa informata të tjera tekniko-organizative për Kampionatin.

Ne besojmë se deri në fund të kësaj jave Buletini i Parë pas konsultimit edhe me FIBA-n do të publikohet në faqen zyrtare të FBK-së, por edhe do t’u dërgohet ekipeve që do të marrin pjesë.

Në të njëjtën kohë ne jemi duke punuar edhe për hartimin e një plani të marketingut për Kampionatin, dhe këtë do ta bëjmë menjëherë pas publikimit të Buletinit të Parë.

Ne kemi nevojë për sa më shumë përkrahje morale, logjistike dhe financiare nga të gjithë, duke filluar nga institucionet lokale dhe ato qendrore, sponsorët, por edhe nga njerëzit që e duan basketbollin dhe që dëshirojnë të kontribuojnë si vullnetar në organizimin e këtij eventi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kemi zhvilluar bisedime si me zyrtarë të institucioneve lokale dhe ato qendrore dhe kemi marr premtime se do të na ndihmojnë dhe tashmë pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizohet gjithçka dhe kështu të vazhdojmë të punojmë për përgatitje sa më të mirë të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme, jo vetëm për basketbollin, por për sportin kosovar në përgjithësi”.

Në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C në Prishtinë marrin pjesë Kosova, Qipro, San Marino, Gjibraltari, Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.