Sekretari i Përgjithshëm i FIBA Botës, Andreas Zagklis ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës të mbajtur në Cologne të Gjermanisë dhe ia ka rikujtuar Bordit, Objektivat e Reja të Strategjisë së FIBA-s për ciklin 2019-2027 që është miratuar në Bordin Qendror dhe është prezantuar në Kongresin e FIBA Botës në Pekin të Kinës.
Sipas Zagklis këtu përfshihen tri prioritetet kryesore për periudhën 2019-2023: Fuqizimi i Federatave Nacionale, Femrat në Basketboll dhe Zgjerimi i Familjes së FIBA-s.
Duhet theksuar se Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku më 27 Nëntor në Gjenevë do të takohen me Andreas Zagklis, Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA Botës, për të diskutuar disa çështje me rëndësi për zhvillimin e basketbollit kosovar.