Në një ndeshje shumë interesante, Feronikeli e ka mundur Bashkimin pas vazhdimeve me rezultatet 91:93 (25:24, 15:22, 14:16, 23:15, 14:16) në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i barabartë dhe përfundon 25:24 për prizrenasit. Megjithatë, në periudhën e dytë, skuadra nga Drenasi ishte më e mirë dhe fiton 15:22. Perioda e tretë ishte gjithashtu e baraspeshuar, derisa përfundoi 14:16 për Niklin. Në periudhën e fundit, Bashkimi është këndellur dhe basketbollistët prizrenas kanë dhënë maksimumin në fushë, duke arritur të kalojnë në epërsi 70:69, por Feronikeli nuk është dorëzuar dhe pas një lojë të barabartë, fituesi është dashur të vendoset në vashdime, pasi koha e rregullt përfundoi 77:77. Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në pesë minutat e radhës, ku kishte shumë kthesa në rezultat dhe asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi. Sidoqoftë, tetë sekonda para fundit, Garland shënoi tre pikësh dhe Feronikeli triumfoi me rezultat 91:93.
Corey Ross ishte më i dalluari te Bashkimi me 32 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, kurse te Feronikeli më i dalluari ishte Tyron Garland me 42 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Bashkimi e përfundon stinorin vjeshtor me 11 fitore dhe pesë humbje, kurse Feronikeli me pesë fitore dhe 11 humbje.