Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fetahu dhe Rugova shpallin kandidaturat për kryetar të FBK-së

  • Fetahu dhe Rugova shpallin kandidaturat për kryetar të FBK-së
30 Mars 2018

Sot në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e fletënominimeve dhe kandidaturave për kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kandidatë për kryetar të FBK-së në bazë të nominimeve të deponuara në FBK janë Arben Fetahu me 23 nominime dhe Artan Rugova me 7 nominime.

FBK në gjirin e saj ka 32 anëtarë, do të thotë gjithsej 40 delegatë. Listën e anëtarëve mund ta gjeni në faqen zyrtare të FBK-së (http://www.basketbolli.com/sq/lista-e-anetareve-te-fbk-se).

Verifikimin e nominimeve e ka bërë sot Këshilli Mbikqyrës në krye me kryetarin Fidan Hamiti.

Po ashtu sot ka përfunduar edhe afati për ndryshimin eventual të delegatëve nga ana e klubeve dhe Shoqatave. Të drejtë pjesëmarrje në Kuvend do të kenë vetëm dëlegatët që tashmë janë evidentuar në listën e FBK-së.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FBK-së do të mbahet më 5 prill 2018 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.