Kryetari i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu pas marrjes së detyrës e ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar delegatët e Kuvendit të FBK-së.
Gjeni të bashkëngjitur letër falënderimin e kryetarit Fetahu:
Të nderuar,
Përmes kësaj shkrese më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FBK-së të mbajtur më 5 prill dhe për përkrahjen që ma dhatë për ta udhëhequr Federatën e Basketbollit të Kosovës në pjesën e mbetur të këtij mandati.
Votën tuaj e konsideroj vlerësim të punës dhe angazhimit tim të deritanishëm dhe besim për vizionin tim për unifikimin e spektrit basketbollistik dhe ngritjen e nivelit të basketbollit në vitet në vijim.
Ju siguroj se nominimin dhe zgjedhjen në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës e kam pranuar me shumë përgjegjësi dhe se besimin e dhënë do t’jua shpaguaj me punë dhe përkushtim.
Zhvillimin dhe avancimin e basketbollit mund ta mëtojmë vetëm të bashkuar rreth këtij qëllimi, prandaj, edhe përmes kësaj shkrese ju ftoj për bashkëpunim sportiv dhe profesional.
Unë, Bordi, Sekretarja dhe stafi profesional i Federatës mbetemi përherë në dispozicionin tuaj.
I Juaji, Arben Fetahu
Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës