Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FIBA e largon pezullimin e përgjithshëm të garave të saj

  • FIBA e largon pezullimin e përgjithshëm të garave të saj
9 Korrik 2020

Pas raportit të takimit të fundit të Grupit Këshillues Mjekësor të FIBA-s (MAG), kjo e fundit ka vendosur të largojë pezullimin e të gjitha garave të saj, i cili pati hyrë në fuqi që nga 13 marsi i vitit 2020 për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 në të gjithë botën.

Rifillimi i garave të FIBA-s (basketboll dhe 3x3) do të bazohet në kalendarin e përditësuar dhe të konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s në muajin prill dhe kalendarët e garave për të rinj në nivel kontinental dhe ndërkontinental, si dhe të garave të klubeve të miratuara, përkatësisht nga Bordet e Zonave të FIBA Botës, pas konsultimit me Grupin Këshillues Mjekësor të FIBA-s (MAG).

Grupit Këshillues Mjekësor i FIBA-s (MAG) ka identifikuar një numër praktikash më të mira të ligave profesionale që kanë rifilluar garat e tyre kohët e fundit dhe kanë përgatitur një numër të konsiderueshëm të protokolleve shëndetësore.

Për të ndihmuar Federatat Nacionale dhe Ligat me planifikimin për kthimin e garave të tyre në muajt e ardhshëm, përveç Udhëzimeve për Kthimin në Basketboll të publikuar më 26 maj, FIBA do të vë në dispozicion edhe protokollet e grumbulluara nacionale të rifillimit për anëtarët e saj dhe do të vazhdojë të japë këshilla përmes Komisionit Mjekësor të FIBA-s.

Pajtueshmëria me vendimet e zbatueshme të autoriteteve publike, krahas rregullave dhe udhëzimeve të FIBA-s ka një rëndësi thelbësore për shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve dhe tifozëve tanë.

FIBA do të vazhdojë të monitorojë situatën COVID-19 çdo ditë dhe do të informojë opinionin rregullisht për më të rejat në lidhje me garat e FIBA-s.