Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FIBA: Erhan Sholla, lojtari që duhet shikuar në Evropian

  • FIBA: Erhan Sholla, lojtari që duhet shikuar në Evropian
23 Korrik 2019

Të premten në Rumani do të fillojë Kampionati Evropian, Divizioni B, për U-18 te meshkujt.  

Në këtë Evropian do të marrë pjesë edhe Kosova, ku ndodhet në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë. 

Uebsajti i FIBA-s ka bërë një përmbledhje me lojtarëqë pritet të shkëlqejnë në këtë Evropian. 

Sipas FIBA-s, pesë basketbollistëkryesorë janë: Amit Aharoni (Izrael), Rati Andronikashvili (Gjeorgjia), David Bohm (Çeki), Kaspar Kitsing (Estonia) dhe Illia Zaiets (Ukrainë). 

Basketbollistëtjerë që pritet të shkëlqejnë janë: Mihnea-Tudor Brie (Rumani), Rapolas Buivydas (Irlandë), Raziel Hayun (Izrael), Kacper Klaczek (Poloni), Kerr Kriisa (Estoni), Gilad Levy (Izrael), Alexandre Merkviladze (Gjeorgjia) dhe Erhan Sholla (Kosovë). 

Sholla ka marrë pjesë edhe me 20-vjeçarët e Kosovënë Portugali, ku ka treguar paraqitje mjaft të mira.

http://www.fiba.basketball/search?searchtext=Erhan%20Sholla#|tab=all