Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

FIBA Europe dhe FBK organizojnë Klinikë për gjyqtarë në Prishtinë

  • FIBA Europe dhe FBK organizojnë Klinikë për gjyqtarë në Prishtinë
16 Shkurt 2016

Në organizim të FIBA Europe dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 18 deri më 22 Shkurt 2016 në Prishtinë do të mbahet Klinika për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Në këtë seminar do të ligjerojnë Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe dhe Gjorgi Piperkov, instruktor i FIBA-s.

Ndërkaq gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që do të marrin pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa do të marrin pjesë edhe tre kandidatë të tjerë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional, Faton Kurshumlija.

Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjeratat do të mbahen në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse testimet dhe ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe në Kolegjin ISP në Marigona Residence.

 

Agjenda e ndeshjeve:

E premte – 19.02.2016

(Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)

16:00  Kalaja  -  Peja  (U18, 1/8  TEB  Kupa)

17:45 Kerasan  Prishtina-  Sigal  Prishtina Superliga e Kosovës   

19:30 AS  Kastrioti  -  Rahoveci  Liga e Parë

 

E shtunë – 20.02.2016

(Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)

15:30  Kerasan  Prishtina -  Vushtrria  Basket    (U18  1/8  Kupa TEB) 

17:15 Bashkimi  -  AS  Kastrioti   (U 18  1/8  Kupa TEB)

19:00  Kerasan  Prishtina  -  Rahoveci  (Ndeshje miqësore)  

 

E diel - 21.02.2016

(Kolegji ISP në Marigona Residence)

14:30  Sigal  Prishtina  - Penza  (Liga e Femrave)

16:00 Sigal Prishtina - Trepça (U18, 1/8 Kupa TEB)

17:45   Kerasan  Prishtina -  Vllaznimi   Ndeshje miqësore