Pas ndryshimeve të paraqitura nga Komisioni Teknik dhe miratuar nga Bordi Qendror i FIBA-s në Mars 2020, FIBA ka publikuar Rregullat Zyrtare të Basketbollit 2020.
Ndryshimet kryesore të rregullave të reja përfshijnë:
Definicionin e "cilindrit" të lojtarit
Definicionin e faullit e dyfishtë
Definicionin e faullit jo-sportiv në kundërsulm
Detyrat e zyrtarëve të ndeshjes
Përdorimi i sistemit instant të rishikimit dhe protokollet e raportimit
Specifikimet e pajisjeve të basketbollit
Kryetari i Komisionit Teknik FIBA, Patrick Hunt, tha: "Këto ndryshime, të miratuara nga Bordi Qendror i FIBA-s, janë krijuar për të ngritur standardin dhe cilësinë e lojës. Bashkëpunimi midis Komisionit të Lojtarëve të FIBA-s, Shoqatës Botërore të Trajnerëve të Basketbollit, Komisionit të Garave të FIBA-s dhe Grupit Këshillues të Rregullave, para se të ofrojnë propozime për Komisionin Teknik për shqyrtimin e tyre, kanë qenë shumë pozitive dhe konstruktive".
Sipas procedurës së vendosur, Grupi Këshillues i Rregullave të FIBA-s, i përbërë nga ekspertë të referimit, studiuan nga afër të gjitha propozimet për ndryshimet e rregullave para se t'i paraqisnin ato pranë Komisionit Teknik të FIBA-s për rishikimin përfundimtar. Gjatë procesit, të gjithë akterët kryesorë, përfshirë trajnerët, lojtarët, përfaqësuesit e NBA dhe NCAA, u përfshinë të gjithë në analizën e ndryshimeve të rregullave.
Linku i plotë: