21 Mars 2015
Në Obiliq kanë filluar ndeshjet e Turneut Final të TEB Kupës së Kosovës për kategoritë e reja. Në ceremoninë e hapjes të pranishmit i përshëndetën Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi dhe Sekretari i Përgjithshwm i FBK-së Leart Hoxha.
Sot në program janë gjysmëfinalet e pionierëve, kadetëve dhe juniorëve, kurse nesër zhvillohen ndeshjet finale.
Gjatw ditës do të informojmë për rezultatet e ndeshjeve dhe finalistët.