Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fillon aventura greke për Kombëtaren U-20

  • Fillon aventura greke për Kombëtaren U-20
14 Korrik 2016

Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U-20 ka mbërritur në Greqi, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, që zhvillohet në Chalkida, fillon nesër dhe përfundon më 24 korrik.
Ky ekip veçse ka zhvilluar stërvitjen e parë, kurse nesër në ora 13:15 sipas kohës sonë e zhvillon ndeshjen e parë, ku për kundërshtar ka Holandën.
Përveç Holandës, Kosova në kuadër të Grupit C do të takohet edhe me Greqinë, Britaninë e Madhe, Shqipërinë dhe Irlandën.
Përzgjedhësi Ilir Selmani në Greqi ka udhëtuar me këta basketbollistë: Rinor Ahmeti, Rinor Peci, Musab Mala, Egzon Kuçi, Burim Zekiqi, Blendi Kadusha, Mërgim Jakupi, Andi Shehu, Genc Gashi, Arion Balluku, Rinor Pllana dhe Ermir Gashi. 
Sivjet për herë të parë në Kampioantin Evropian U-20, Divizioni B marrin pjesë 24 ekipe, meqë 7 ekipe kanë rënë nga Divizioni A si pasojë e sistemit të ri të garave të FIBA Evropës, që mundëosn vetëm 16 skuadrave të garojnë në Divizionin A.
Kosova vitin e kaluar ka përfunduar në pozitën e 14-të në këtë kampionat, nga 18 ekipe pjesëmarrëse.