Liga e Parë e Kosovës në basketboll fillon sot (e hënë) me ndeshjen ndërmjet Vushtrrisë dhe Kerasan Prishtinës, takim që zhvillohet nga ora 17:30. Të mërkurën ballafaqohen Borea dhe Istogu, kurse dy takimet e tjera zhvillohen të enjten, Drita-Vëllaznimi dhe New Basket-AS Prishtina. Ndërkohë, Prishtina e Re pushon në xhiron e parë.
Ky edicion pritet të jetë mjaft interesant në Ligën e Parë, me disa skuadra që janë përforcuar dhe synojnë të inkuadrohen në elitën e basketbollit.
Java 1
E hënë
17:30 Vushtrria - Kerasan Prishtina
E mërkurë
15:00 Borea - Istogu
E enjte
17:00 New Basket - AS Prishtina
19:00 Drita - Vëllaznimi
Prishtina e Re pushon