Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fillon FIBA SCOD Klinika në Prishtinë, zhvillohen prezantime dhe Online Testi për gjyqtarë

  • Fillon FIBA SCOD Klinika në Prishtinë, zhvillohen prezantime dhe Online Testi për gjyqtarë
  • Fillon FIBA SCOD Klinika në Prishtinë, zhvillohen prezantime dhe Online Testi për gjyqtarë
  • Fillon FIBA SCOD Klinika në Prishtinë, zhvillohen prezantime dhe Online Testi për gjyqtarë
  • Fillon FIBA SCOD Klinika në Prishtinë, zhvillohen prezantime dhe Online Testi për gjyqtarë
4 Janar 2020

Në Prishtinë ka filluar FIBA SCOD Klinika, që do të vazhdojë edhe nesër. Në ditën e parë janë bërë tre prezantime, derisa gjyqtarët i janë nënshtruar Online Testit.

Prezantimi i parë është mbajtur nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija, ku tema ishte “Prezantimi dhe paraqitja e gjyqtarëve të FBK-së nga sezoni vjeshtor i Superligës”, duke analizuar pikat nga organizimi i ndeshjes, kriteri i gjykimit, shkeljet dhe komunikimi në mes gjyqtarëve dhe trajnerëve.

Pjesa e dytë është ligjëruar nga FIBA Instruktori, Gjorgi Piperkov ku tema ishte “Kriteret për gabimet ofensive, si dhe kriteri për gabimet josportive”.

Pjesa e tretë është ligjëruar nga trajneri Arben Krasniqi tema e të cilit ishte “Organizimi i zhvillimit të ‘pick-roll’ në sulm dhe mbrojtja nga ‘pick-roll’ në mbrojtje”, si dhe pika të shkurta komunikimi trajner-gjyqtarë.

Në pjesën e katërt gjyqtarët kanë realizuar VIDEO Online Testin i krijuar nga platforma Kahoot, si dhe në pjesën e fundit të Klinikës të gjithë gjyqtarët e FBK-së të cilët janë pjesë e listës së Superligës i janë nënshtruar Online Testit nga njohja e rregullave të basketbollit.

Pjesë të kësaj Klinike janë 55 gjyqtarë të FBK-së.

Duhet cekur se sot FIBA SCOD Klinika është përcjellur edhe nga 10 gjyqtarët perspektivë nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë Veriore, pjesëmarrja e të cilëve është realizuar në kuadër të Memorandum Bashkëpunimit ndërmjet mes FBK-së dhe FBMV-së.

Për nesër, ditën e dytë të FIBA SCOD Klinikës është paraparë puna praktike e gjyqtarëve në Mekaniken me 3PO dhe puna praktike e gjyqtarëve perspektivë në Mekaniken 2PO, që mbahet nga ora 10:30 - 12:30 në sallën e Sporteve të Fakultetit të Shkencave Sportive në Prishtinë.