Nesër, më 7 qershor, fillon edicioni i 21-të i kampit të famshëm në mbarë botën për edukimin dhe trajnimin e Gjyqtarëve të rinj, më i madhi në Evropë- “MUND TË LUAJ BASKETBOLL”. Kampi do të mbahet në Bullgari për të 5-ën herë me radhë ku këtë vit eventi do të mbahet në Samokov prej 7 deri më 13 Qershor, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Bullgarisë, BC Rilski Sportist dhe Ligën Ballkanike EUROHOLD.
Z. Shay Shtriks-Drejtor i Kampit dhe Z. Alan Richardson-pronar i Kampit dhe instruktori kryesor, tashmë janë në Samokov me të gjithë ekipën e FIBA-s dhe instruktorët e Euro Ligës të gatshëm për javën e ardhshme me plot leksione, lojra, kurse, etj.
84 kandidatë nga 28 vende priten të mbërrijnë sot në Samokov për të marrë pjesë në kamp. Nga Kosova do të marrin pjesë: Kordinator Teknik, Faton Kurshumliu, Refer: Xhelal Mumini, Daut Mehmeti, Dren Pudarolli dhe Artan Gashi.