Sot fillon Liga e Parë e Kosovës në basketboll, që pritet të jetë shumë interesante.
Vëllaznimi është skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë, duke shënuar tetë fitore në tetë ndeshje. Kuqezinjtë do të ndeshen me Dritën, në një sfidë interesante. Gjilanasit ndodhen në vendin e tretë me pesë fitore dhe tri humbje.
Istogu përballet me Borean, ku istogasit kanë katër fitore dhe katër humbje, derisa pejanët një fitore dhe shtatë humbje.
Marigona Hill Prishtina të enjten do të ndeshet me Vushtrrinë. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe pesë humbje.
Ndeshja e fundit e xhiros së dhjetë do të jetë ndërmjet AS Prishtinës dhe New Basket. AS Prishtina ndodhet në vendin e dytë me gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse New Basket ka dy fitore dhe gjashtë humbje.
Liga e Parë - Java 10
E mërkurë
20:00 Vëllaznimi - Drita
E enjte
16:00 Istogu - Borea
19:30 Marigona Hill - Vushtrria
E shtunë
20:00 AS Prishtina - New Basket
Prishtina e Re / pushon