Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Finalja e tretë i takoi Pejës

  • Finalja e tretë i takoi Pejës
15 Maj 2016

Peja ka shënuar fitore kundër Sigal Prishtinës në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll dhe tashmë udhëheq në seri 2:1. Takimi i luajtur të dielën mbrëma në palestrën e sportit “Karagaçi” para 2000 shikuesve ka përfunduar me shifrat  66:63 (17:21, 21:12, 17:11, 11:19).

Ndeshja e katërt e finales së madhe do të luhet të martën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe në rast se triumfon Peja, atëherë do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2015/16, kurse në rast se fiton Prishtina, atëherë titulli i kampionit mbetet të përcaktohet në fundjavë në Pejë. Kampione në fuqi është skuadra nga kryeqyteti.

Në çerekun e parë ishte Prishtina ai ekip që e diktonte ritmin e lojës dhe dukej si do të ishin bardhekaltrit ata që nga “Karagaçi” do të largoheshin me një fitore të madhe, por nuk ndodhi kështu dhe për një gjë të tillë u përkujdesën basketbollistët e skuadrës nikoqire. Megjithatë dhjetëminutëshi i parë përfundoi në favor të bardhekaltërve me rezultat 21: 17. Në çerekun e dytë gjërat ndryshuan në parket pasi tashmë ishin nikoqirët ata që e morën lojën nën kontroll dhe kështu bënë që kjo pjesë e ndeshjes të përfundoj me shifrat 21:12 në dobi të tyre, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 38:35. Me t’u kthyer në parket Peja startoi furishëm duke bërë që Prishtina të ç’armatosej e tëra, kurse në dhjetëminutëshin e fundit edhe pse mysafirët ishin në disavantazh dhe nuk ia dilnin të tregonin lojën e tyre, ata bënë që nga minutë në minutë ta ngushtojnë epërsinë, kurse fituesi u vendos vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes pavarësisht faktit se kishte momente që Peja udhëhiqte me më shumë se 10 pikë avantazh. Megjithatë vendasit ia dolën ta ruajnë sado kudo këtë epërsi dhe kështu e shijuan fitoren e dytë në finale të “play-off”-it dhe tashmë janë vetëm një triumf larg titullit të kampionit.

Më efikasit te Peja ishin Kevin Burwell me 17 pikë, Drilon Hajrizi me 16 dhe Roland Davis me 10 sosh. Në anën tjetër te Sigal Prishtina më së shumti pikë kanë realizuar Stanimir Marinov, 19 sosh, Gerti Shima 10 dhe Dardan Berisha e ka përmbyllur duelin me 9 pikë. Duhet theksuar se Prishtina sërish luajti e hendikepuar pa Mohamed Abukar-in.