Me përballjen në mes Boreas dhe Bashkimit ka filluar xhiroja e IX në IP Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Prizreni ka triumfuar ndaj ekipit pejan me rezultat të thellë 106:49 (21:12, 33:12, 33:9, 19:16).
Basketbollistët prizrenas prej fillimit e deri në fund të takimit kanë dominuar në parket dhe kështu me lehtësi kanë shënuar fitore ndaj debutuesit në elitën e basketbollit kosovar.
Te Bashkimi më efikasit ishin Samir Zekiqi me 24 pikë, 4 kërcime e 5 asistime, Jamar Hanner me 19 pikë, 16 kërcime e 2 asistime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë, 13 kërcime e 2 asistime.
Në anën tjetër te Borea më së shumti pikë ka realizuar Shpend Gashi, gjithsej 14 sosh, derisa ai pati edhe 5 kërcime e 3 asistime, kurse Sami Hajzeraj ka shtuar 13 pikë, 9 kërcime e 3 asistime.