Ndeshja e mbetur e xhiros së VII në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Pejës e luajtur të shtunën mbrëma në palestrën e sportit "Sezai Surroi" në Prizren ka përfunduar me fitore të nikoqirëve.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 78:77 (11:11. 25:18, 17:24, 25:24).
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një duel i fortë ndërmjet këtyre dy skuadrave, por që në fund ishin prizrenasit ata që iu gëzuan fitores në një përmbyllje dramatike, e këtë më së miri e dëshmon edhe triumfi me vetëm një pikë epërsi.
Më të merituarit për fitoren e Bashkimit ishin Kayel Locke me 20 pikë e 8 kërcime, Marko Popoviq me 18 pikë e 4 asistime dhe Mikaile Tmusiq me 17 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.
Te Peja më efikasit ishin Noah James Dahlman me 26 pikë e 3 asistime, Alban Veseli me 18 pikë e 10 kërcime dhe Mirza Ahmetbashiq me 14 pikë, 11 kërcime e 5 asistime.