Bashkimi të enjten ka shënuar fitore bindëse ndaj Kastriotit me rezultat 89:41 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit në Ligën e Femrave.
Basketbollistet prizrenase kanë dominuar prej fillimit e deri në fund të takimit dhe kështu pa ndonjë problem të madh kanë arritur deri te fitorja.
Ndërkaq gjysmëfinalja tjetër, Prishtina – Penza ka nxjerr për fituese basketbollistet bardhekaltra.
Ndeshjet e kthimit do të luhen në këtë fundjavë, ndërsa skuadrat që shënojnë dy fitore do të radhiten në finalen e madhe.
Kampione në fuqi janë basketbollistet e Bashkimit, derisa ato të Prishtinës në këtë edicion janë stolisur me trofeun e Kupës së Kosovës.