Basketbollistët e Don Boskos të shtunën kanë shënuar fitore kundër Dritës në Gjilan me rezultat 68:55 në kuadër të xhiros së dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve.
Më të merituarit për triumfin e ekipit nga Prishtina ishin Dion Haxhosaj me 14 pikë e 6 kërcime, Rron Kurti me 13 pikë dhe Rinor Ahmeti me 12 pikë, 5 kërcime e 5 asistime.
Në anën tjetër te Drita më të dalluarit ishin Kushtrim Bajraliu me 17 pikë e 7 kërcime, Milaim Jetishi me 15 pikë dhe Rinor Emërllahu me 12 pikë.
Fitore në kuadër të kësaj xhiroje ka regjistruar edhe Vëllaznimi në përballje me United Basketball me shifrta 82:55 dhe Vushtria në ballafaqim me Kerasan Prishtinën që ka triumfuar me rezultat 79:70.
Të dielën janë në program dy ndeshje të tjera të xhiros së dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve, ku Istogu e pret Penzën në ora 14:00 dhe në po të njëjtën kohë Prishtina e Re është nikoqire e Feronikelit, njëherësh skuadrës së pamposhtur deri më tani në këtë nivel të garave.