Peja ka shënuar fitore ndaj Ibër Rozhajës në kuadër të Ligës Ballkanike me rezultat 94:80 (31:14, 24:13, 18:31, 21:22).
Verdhezinjtë kanë dominuar nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.
Palestra ishte e mbushur me tifozë pejanë dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme për rikthimin e Dardan Berishës dhe Arti Hajdarit në ‘Karagaçi’.
Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 31:14, derisa më të mirë ishin në edhe në periudhën e dytë që e fituan 24:13, duke shkuar në pushim me rezultat 55:27. Sidoqoftë, pejanët kishin një rënie në periodën e tretë dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët që e fituan këtë pjesë 18:31. Dhjetëminutëshi i fundit ishte më i barabartë 21:22, derisa Peja fitoi në fund me rezultat 94:80.
Dardan Berisha u rikthye te Peja me 23 pikë, derisa Henrik Sirkoi kishte 22 pikë dhe 11 kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Nemanja Gavraniq me 26 pikë dhe Nemanja Simoviq me 25.
Peja tani ka tri fitore dhe tri humbje në Ligën Ballkanike, ndërsa Ibër Rozhaja tri fitore dhe dy humbje.