Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e lehtë për Sigal Prishtinën

  • Fitore e lehtë për Sigal Prishtinën
22 Janar 2014


Skuadra e Sigal Prishtinës është treguar shumë e fortë sonte për mysafirët nga Kumanova, të cilët ishin liderë të ligës ballkanike, para ardhjes në Prishtinë.

Ekipi i trajnerit Cabadak ka udhëhequr ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe nuk kanë vënë asnjëherë në pikëpyetje fituesin me lojë cilësore të treguar gjatë gjithë ndeshjes, për të fituar në fund 75-60.

Më efikasit te Sigal Prishtina ishin Kendrick Jones me 16 pikë, pastaj Blerim Mazreku me 13 si dhe Dardan Berisha me 11 sosh. Derisa te mysafirët u dalluan amerikani Royce Parran dhe serbi Vukasin Mandic me nga 13 pikë secili.

Me këtë fitore Sigal Prishtina këtë xhiro përfundon në vendin e tretë të ligës ballkanike, me bilanc prej 6 fitoresh e 3 humbjesh, derisa Kumanova ka 6 fitore e 4 humbje dhe gjindet një pozitë mbi prishtinasit.