Basketbollistët e Pwrfaqësueses U-20 të Kosovës të premten mbrëma kanë triumfuar ndaj Maqedonisë me rezultat 66:64 në luftë për pozitat 9 deri në 16 në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Oradea të Rumanisë.
Më i dalluari në radhët e Kosovës ishte Valon Bunjaku me 18 pikë, kurse te Maqedonia më efikasi ishte Damjan Robev me 16 sosh. Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj të shtunën në ora 19:45 kundër Holandës në luftë për pozitat 9 deri në 12.
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian, Divizioni B i ka shënuar 2 fitore e 3 humbje, duke përfunduar kështu e katërta në grup, ndërsa në plasman për pozitë më të mirë në Oradea arriti të shënoj fitore të madhe ndaj Maqedonisë. Kampionati Evropian U-20, Divizioni B në Oradea të Rumanisë ka filluar më 14 dhe do të përfundoj më 23 korrik.