Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Fitore e madhe e Prishtinës drejt titullit të dytë radhazi në Ligën Ballkanike

  • Fitore e madhe e Prishtinës drejt titullit të dytë radhazi në Ligën Ballkanike
  • Fitore e madhe e Prishtinës drejt titullit të dytë radhazi në Ligën Ballkanike
12 Prill 2016

Sigal Prishtina e ka bërë një hap të madh drejt titullit të dytë radhazi në Ligën Ballkanike (BIBL). Kampionët në fuqi të BIBL-it të martën mbrëma kanë qenë nikoqir të Mornar-it në ndeshjen e parë finale, të cilën e kanë fituar me rezultat 82:68. Prishtina ka luajtur shumë mirë në fazën e mbrojtjes në çerekun e dytë dhe të tretë, andaj edhe ka arritur ta menaxhoj mjaft mirë lojën duke krijuar epërsi të thellë të cilën ka arritur ta ruaj deri në fund. Megjithatë ende asgjë nuk ka përfunduar për Mornar-in, pasi malazezët e Tivarit e kanë edhe një shans për ta shkrirë disavantazhin në ndeshjen e dytë në shtëpi. Mornar-it i ka ndodhur e njëjta gjë në ndeshjen  dytë gjysmëfinale të BIBL-it kundër Kozuv-it, kur pati humbur në të parën me 15 pikë epërsi dhe më pas para tifozëve të saj ka arritur ta eliminoj këtë avantazh dhe kështu ka arritur në finalen e madhe. Për këtë arsye edhe mund të thuhet se beteja është ende e hapur dhe se gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e dytë, e cila do të luhet më 20 prill në Tivar duke filluar nga ora 20:00. Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina me 20 pikë e 6 kërcime, kurse Mohamed Abukar ka shtuar 17 pikë dhe Jason Washburn e ka përmbyllur takimin me 15 pikë e 10 kërcime. Në anën tjetër te Mornar-i më efikasit ishin Lamont Jones me 22 pikë e 7 asistime dhe Balsa Radunoviq me 19 pikë e 6 kërcime.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Ne e kemi ditur se do të jetë vështirë dhe për këtë arsye jemi përgatitur në të gjitha aspektet për ndeshjen kundër Mornar-it. Mendoj se e kemi merituar fitoren, sepse kemi luajtur më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, të cilën kemi arritur ta kontrollojmë mjaft mirë. Por me këtë fitore nuk ka përfunduar asgjë, sepse kjo ishte vetëm pjesa e parë, e tani na pret e dyta në Tivar, ku ne do të udhëtojmë me synimin për të fituar dhe për ta sjell trofeun në Prishtinë. Jam optimist se do ta kurorëzojmë këtë edicion në Ligën Ballkanike me sukses. E them këtë, sepse kam besim në lojtarët e mi, në ekipin tim në përgjithësi”. 

Aleksandar Mitroviq, ndihmëstrajner i Mornar-it: "Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç kemi pritur. Prishtinën e përgëzojmë për fitore, por edhe mund të them se me këtë ndeshje nuk ka përfunduar asgjë. Ne do t’i presim kundërshtarët me një atmosferë shumë të ngjashme në Tivar dhe shpresojmë se së bashku me tifozët tanë do t’ia dalim që ta shkrijmë epërsinë e Prishtinës dhe kështu ta fitojmë titullin”. 

Duhet theksuar se basketbollisti i Sigal Prishtinës, Mohamed Abukar është shpallur MVP i Ligës Ballkanike për edicionin 2015/16. Abukar është një ndër më të merituarit për suksesin e bardhekaltërve në të gjitha garat. 

 

Sigal Prishtina - Mornar 82:68 (23:25, 22:11, 23:12, 14:20)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: rreth 2000.

Gjyqtarë: A. Zurapoviq, H. Bijediq, M. Horozov.

Sigal Prishtina: Berisha 20, Kemp 13. Abukar 17, Washburn 15. Marinov 3, Warren 14, Azemi, Sinani, Peci, Jakupi.

Mornar: Radunoviq 19, Sampson 8, Qaliq, Vujoseviq 4, Jones 22, Mijoviq 4, Mugosa 3, Damjanoviq 6, Mikoviq, Lopiqiq 2, Haxhibegoviq, Radunoviq.